Kajro, 22 shkurt – Dielli ka ndriçuar statujën e faraonit Ramzes II, monument ky i cili gjendet në tempullin Ebu Simbel në qytetin Asvan të Egjiptit. Ngjarja astronomike, e cila ndodhë vetëm dy herë në vit, u ndoq jo vetëm nga zyrtarët egjiptianë dhe të ftuarit, por dhe nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.
Në deklaratën për media, drejtori i tempullit Ebu Simbel, Husam Abbud, tha se ngjarja astronomike në fjalë është një tregues se sa të avancuar kanë qenë egjiptianët e vjetër në shkencë.
Ai theksoi që drita e diellit nisi të ndriçojë statujën në orën 6:25 sipas kohës lokale dhe se statuja vazhdoi të ndriçohet për 20 minuta.
Në dyert e tempullit Ebu Simbel të qytetit Asvan, ndërtimi duke gërmuar kodrën e të cilit zgjati 20 vite, gjenden 4 statuja gjigante të Ramzesit. Ngjarja e cila cilësohet si mrekulli astronomike, realizohet në ‘ditën e lindjes’ së Ramzesit më 22 tetor dhe në ditën e ‘kurorëzimit’ të tij më 22 shkurt dhe zgjat afro 20 minuta.
Në Egjiptin antik, ndriçimi i statujës së Ramsesit më 22 tetor simbolizonte fillimin e stinës e kultivimit, ndërkaq 22 shkurti simbolizonte nisjen e stinës së korrjes.
Bëhet e ditur se në kuadër të ngjarjeve të organizuara për shënimin e ngjarjes astronomike, para tempullit Ebu Simbel ekipe folklorike vendase dhe të huaja kanë mbajtur shfaqje të ndryshme.
-
Arkeologët gjejnë statujën e faraonit Remsis II
-
Muzeu i Madh i Egjiptit – kapitull i ri për trashëgiminë botërore
-
Në Egjipt u tentua të vidhet statuja e Ramses II, që peshon dhjetë tonë
-
Egjipti shfaq artefaktet e lashta të zbuluara së fundi në Kajro
-
Zbulimi më i madh në shkretëtirën egjiptiane në 50 vitet e fundit