Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Veprat nga AI zënë vend qendror në panairin e artit digjital

Veprat e artit të krijuara nga AI dhe ato digjitale po tërheqin vëmendjen e koleksionistëve të artit në Hong-Kong. Panairi i Artit Digjital shfaq vepra nga 20 galeri, kryesisht në ekrane dhe videoprojektorë.

Arti në fletë i takon 2020-ës.

Tani, tendenca është digjitalizimi.

Në Panairin e Artit Digjital të Hong-Kongut, po shfaqen artet më inovative të AI-së dhe NFT-të.

Janë ekspozuar krijime nga 20 galeri dhe institucione nga Azia, Evropa dhe Amerika.

Që nga edicioni i tij inaugurues më 2021, panairi ka bashkuar artistë, artdashës dhe koleksionistë të interesuar për veprat e artit digjital.

Një nga pikat kryesore të panairit është një vepër arti digjitale gjithëpërfshirëse e quajtur “Transcendenca Quantum” e krijuar nga artisti amerikan, David Ariew.

Simetria dhe lëvizja e vazhdueshme e instalacionit vizual i angazhon shikuesit në një udhëtim të dritës dhe meditimit vizual.

Ai ofron një mundësi unike për të përjetuar artin digjital inovativ dhe një vend të njohur për të bërë foto dhe selfie.

Ariew, i specializuar në animacionin 3D, thotë se vepra e tij artistike i lejon njerëzit ta ngadalësojnë shpejtësinë dhe të lidhen me universin.

Panairi i Artit Digjital në Hong-Kong zhvillohet nga 19 deri më 23 tetor në K11 Musea.

Artikuj të ngjashëm