Një mësues i hortikultures nga Minnesota vendosi rekord të ri në SHBA, të hënën, për kungullin më të rëndë, pasi rriti një kungull gjigant që peshoi 2.560 paund, që i bie 1.161 kilogramë.
Travis Gienger, vendosi rekordin e ri dhe fitoi një konkurs vjetor të peshimit të kungujve në Kaliforninë Veriore, shkruan AP-ja të martën.
Gienger e ka bartur kungullin e tij gjigant për 35 orë deri në Kampionatin Botëror në Gjirin Half Moon, në jug të San Franciskos.
“Ndoshta mund të mendoni që ngasja në një stuhi bore është e keqe, por nuk e keni provuar ende të vozitni me një kungull kaq të rëndë”, ka thënë ai.
Gienger, i cili gjithashtu fitoi të njëjtin konkurs në Kaliforninë Veriore në vitin 2020, theu rekordin e vendosur javën e kaluar në Nju Jork, ku një kultivues rriti një kungull masiv që peshoi 2,554 paund.
Edhe
Amerikani synon të thyejë rekordin botëror me kungull
Një kultivues në Itali mban rekordin botëror për kungullin më të rëndë. Ai rriti një kungull 2,702 paund në vitin 2021, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.