Në ishullin në bregun jugperëndimor të Koresë së Jugut mbizotërojnë këmbanat dhe jargavanët, të cilat i japin peizazhit natyror nuanca të bukura vjollce.
Prandaj, banorët e ishullit Banvol vendosën të lyejnë të gjithë qytetin me ngjyrë vjollcë për të tërhequr turistët.
Tani i njohur si "Ishulli Vjollcë", ky vend i largët ka rreth 400 ndërtesa me çati ngjyrë vjollce, kabina të vjetra telefonike dhe një urë të madhe që e lidh atë me ishullin fqinj Bakji.
Ky projekt u konceptua në vitin 2015, kur provinca e Koresë së Jugut, Yeolanam, do donte t'i bënte këto destinacione ishullore tërheqëse për turistët.
Një restorant në çdo ishull, një kafene, një hotel dhe qira biçikletash u shtuan për t'i bërë ishujt më të përshtatshëm për turistët - dhe kjo funksionoi, veçanërisht për turizmin lokal gjatë pandemisë.
Që gjithçka është e përshtatur me ngjyrën vjollcë, tregon edhe fakti se restoranti shërben oriz vjollcë në pjata vjollce. Madje, janë mbjellë edhe lule vjollcë.
Edhe
Lagjja me 6 mijë banorë por me miliona vizitorë
Fakti që 100 mijë njerëz e vizituan këtë ishull vetëm vitin e kaluar tregon se projekti ishte i suksesshëm, që është 20% më shumë se në vitin 2019.
Midis Banvolit dhe ishullit të tij simotër, Bakdzija, ka vetëm rreth 150 banorë, dhe shumë prej tyre mund të shihen të veshur me ngjyrë vjollce nga koka te këmbët gjatë ditës.
{gallery}