Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

U mbajt kampionati i 11-të i vrapimit të burrave me gratë në shpinë

Në Dorking të Britanisë së Madhe u mbajt Kampionati i 11-të i vrapimit me gratë në shpinë ku burrat përpiqen sa më shpejtë të kalojnë pistën pak më të gjatë se 380 metra.

Fitues në mesin e 40 garuesve ishte çifti Chris Hepworth dhe Tanisha Prince.

“Kjo garë është një nga ngjarjet që bënë Dorkingun të njohur në botë, që është paksa e çuditshme. Duhet të jesh i njohur për diçka”, u shpreh para gazetarëve një nga organizatorët e garës.