Sot është Dita Botërore e Tualetit, një ditë e krijuar për të ndihmuar në vetëdijesimin për faktin se jo të gjithë kanë qasje në një tualet.
Qëllimi është të përhapet vetëdijesimi në miliona njerëz në mbarë botën të cilët nuk kanë rrjetet e kanalizimeve, shkruan “Yahoo.com”.
Kombet e Bashkuara mbështet iniciativën e Organizatës Botërore të Tualetit, e cila synon të pajisë me tualete të gjithë në botë deri në vitin 2030, bazuar në Qëllimet Zhvillimore të Qëndrueshme të KB-së, transmeton Koha.net.
Sipas Organizatës Botërore të Tualetit, 4.2 miliardë njerëz në gjithë botën jetojnë pa rrjetet e menaxhueshme të kanalizimeve dhe 673 milionë të tjerë praktikojnë kryerjen e nevojave fiziologjike në ambiente të hapura.
Për nder të Ditës Botërore të Tualetit, në vijim ju sjellim disa fotografi të tualeteve nëpër botë, nga ai i shekullit të 19-të në Toronto dhe ato moderne.








