Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Trupi i një gruaje në Indonezi gjendet brenda një gjarpri

Një grua në provincën e Indonezisë, Jambi është mbytur dhe kapërdirë e tëra nga një gjarpër i madh (piton), raporton BBC.

Jahrah, një grua në të 50-tat, po shkonte në mëngjesin e të dielës në plantacionin e gomës, ku punonte, kur u sulmua.

Ajo u raportua e zhdukur pasi s’u kthye në shtëpi atë natë. Banorët filluan ta kërkonin. Një ditë më vonë e gjetën një piton me një stomak tepër të madh.

Vendasit e vranë gjarprin më pas dhe gjetën trupin e gruas brenda.

“Viktima u gjet në stomakun e gjarprit”, është thënë nga shefi i Policisë i Betara Jambit, AKP S. Harefa.

Ajo tha se bashkëshorti i viktimës kishte gjetur në natën e të dielës ca rroba dhe mbete që viktima kishte përdorur në plantacionin e gomës. Kjo e detyroi atë ta kërkonte ndihmë.

Edhe Po ngufatej nga pitoni gjigant, tajlandezja shpëtohet dy orë më pas Botë Po ngufatej nga pitoni gjigant, tajlandezja shpëtohet dy orë më pas

Pasi u zbulua gjarpri – që ishte së paku 5 metra i gjatë – të hënën, fshatarët e kapën dhe e vranë e identifikuan viktimën.

“Pasi hapën barkun e gjarprit gjetën Jahrahn brenda”, ka thënë Harefa për “CNN Indonesia”.

Ndonëse ngjarjet e tilla janë të rralla, nuk është hera e parë që ndonjë person në Indonezi është vrarë dhe kapërdirë nga një piton. Dy vdekje të ngjashme u raportuan në Indonezi në vitet 2017 dhe 2018.