Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Trumpi përkujton Barbara Bushin me një shaka për martesën e saj

Presidenti Donald Trump nisi konferencën për media me një përkujtim për ish-zonjën e parë, Barbara Bush.

Ai e quajti zonjën Bush si person “shumë i mrekullueshëm” dhe “titane e jetës amerikane”, por nuk mundi të rezistonte pa bërë edhe një koment për martesën e saj 73-vjeçare me ish-presidentin George H.W. Bush, i cili është 92-vjeçar.

“Melania dhe unë i shprehim ngushëllime burrit prej 73-vjetësh të Barbaras”, tha Trump. “Kurrë nuk do ta arrij këtë rekord”, tha 71-vjeçari për martesën e kamotshme të çiftit Bush, transmeton Koha.net.

Në momentin e këtij komenti kamerat u fokusuan te Melania Trump, bashkëshorte e presidentit tash e 13 vjet.