Një fshat i vogël në veri të Indisë, ka riemërtuar fshatin me emrin e Donald Trump, kjo me qëllim për ta nderuar presidentin amerikan dhe të tërheqin më shumë mbështetje nga ai.
Emri i ri i fshatit “Trump Sulabh” ende nuk është zyrtare dhe ende nuk është shfaqur nëpër harta, shkruan Times, transmeton Koha.net.
Më shumë se 400 fshatarë kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush është Trump, por të moshuarit e fshatit janë të lumtur pasi thonë se mbajnë shpresa që në fshat do të mund të ndërtohen më shumë shtëpi prej balte.
“Trump është president i kombit që udhëheq botën, kjo është arsyeja pse e kam zgjedhur këtë emër. Ne shpresojmë që ai një ditë do të na financojë”, ka thënë Bindeshwar Pathak, ideatori i këtij emri.
-
Trumpi thotë se India ofroi zero tarifa për produktet e SHBA-së
-
Analizë e CNN-it: A u dha Trumpi vërtetë fund gjashtë luftërave?
-
Trumpi e kërcënon sërish Indinë, kësaj radhe me tarifa më të ashpra
-
Qeveria e Pakistanit synon ta nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
-
Trumpi thotë se po aranzhon takimin me Putinin