Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se rënia e shikueshmërisë së ceremonisë Oscar ka ndodhur për shkak se më nuk ka yje.
“Shikueshmëria më e ulët në HISTORI. Problemi është, ne nuk kemi yje më – përpos presidentit tuaj (vetëm shaka, sigurisht)!”, ka shkruar Trump në Twitter.
Jimmy Kimmel, një kritik i shpeshtë i Trumpit, udhëhoqi ceremoninë. Ai thumboi disa herë Trumpin dhe administratën e tij.