Sipas një sondazhi të ABC dhe Uashington Post vetëm 39 për qind e popullsisë mbështet tashmë presidentin amerikan Donald Tump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë regjistron në këtë mënyrë një rekord të ri negativ.
Popullariteti i presidentit amerikan Donald Trump shënon një minimum historik prej më shumë se 60 vitesh që nga koha e presidencës së Harry Truman, transmeton abcnews. Sipas sondazhit të fundit të Abc/Washington Post, vetëm 39% mbështet punën e deritanishme të miliarderit. ndërsa 59 për qind e të pakënaqurve nuk mendon se Trump mund të sjellë një ndryshim të vërtetë në vend. Vetëm 28 për qind e popullsisë amerikane është e bindur se ai mund të bashkojë Amerikën kundrejt 66 për qind që e sheh si një lider i cili po ndan opinionin publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSikur të mos mjaftonte përshkallëzimi në arenën ndërkombëtare, si dhe shkëmbimi i ofendimeve me liderin koreanoverior Kim Yong-un, presidenti amerikan aktualisht ka krijuar debate dhe në botën e sportit. Gjatë një mitingu në Alabama Tramp u shpreh se pronari një skuadre futbolli duhet të pushojë nga puna atë futbollist bastard që nuk respekton flamurin amerikan në fushë. Deklarata e tij e fortë i referohet lojtarëve të futbollit amerikan të cilët u gjunjëzuan gjatë ekzekutimit të himnit amerikan në shenjë proteste ndaj racizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që dhe kampioni i basketbollit Stephen Curry deklaroi se do të bojkotonte takimin tradicional në Shtëpinë e Bardhë pasi nuk është dakord me politikat e Trump.