Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gati gjysma e amerikanëve mendojnë se Kongresi duhet ta shkarkojë Trumpin

Gati dy muaj larg zgjedhjeve të mesmandatit, Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët të pëlqimit gjatë presidencës së tij, me rreth 60% të personave që nuk janë dakord me performancën e tij si president.

Vetëm 36% e personave të pyetur mbështetin manjatin, sipas një sondazhi të zhvilluar nga ABC dhe “Washington Post”, i publikuar sot.

Megjithatë ky sondazh është realizuar mes datave 26 dhe 29 gushtit, një javë pas dënimit të Paul Manafort, ish-shefi i fushatës elektorale të Trumpit dhe të Michael Cohenit, ish-avokati i tij personal.

Në fund, 49% e të anketuarve mendojnë se Kongresi duhet të fillojë procedurën e shkarkimit të Trump, ndërsa 46% janë kundër.