Kuriozitet

Transkripti ku përfshihet sharja e kryeministres së Zelandës së Re, shitet për mbi 63,000 dollarë

Një kopje e nënshkruar e transkriptit të kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, kur ofendoi një lider opozitar, është shitur për mbi 63,200 dollarë.

Komenti ofendues ishte kapur nga mikrofonat pas një debati të nxehtë me liderin e partisë ACT, David Seymour, shkroi BBC.

Ardern më vonë kishte kërkuar falje.

Gjatë një debati drejtpërdrejt parlamentar javën e kaluar, Ardern u kundërpërgjigj kur Seymour i kërkoi asaj të jepte një shembull kur kishte bërë gabim, kur kishte kërkuar falje për të dhe kur e kishte rregulluar.

Ardern para se të ulej me zë të vogël i drejtoi disa fjalë vulgare, duke e quajtur edhe arrogant.

Burri që fitoi në ankand kopjen, ka thënë se do t’i duhej të kërkonte ndihmë që ta paguante.