Ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka humbur 40 kg për 6 muaj me dietë dhe stërvitje. Në fotot e fundit të publikuara në media, duket një Mike Pompeo shumë më i ri.
“Fillova të ushtrojë jo çdo ditë, por pothuajse çdo ditë e të haja siç duhet dhe pesha filloi të largohej”, tha 58-vjeçari në një intervistë për New York Post.
Pompeo tregoi se në qershor 2021, peshonte 136 kg dhe të nesërmen e asaj dite vendosi të dobësohej, duke investuar edhe në një palestër të vogël në shtëpi.
“U përpoqa të stërvitesha pesë, gjashtë herë në javë për rreth gjysmë ore. Nuk kisha trajner, as dietolog, isha vetëm”, theksoi ai.
Pompeo shpjegoi gjithashtu se shtimi në peshë filloi kur ai u zgjodh në Kongres në vitin 2010. Për më tepër, kur ishte Sekretar Shteti nën administratën Trump, ai u detyrua të udhëtonte gjatë ndër kontinente dhe të punonte pa pushim. Ai e gjeti veten duke ngrënë hamburgerë, karbohidrate me kalori të lartë dhe ëmbëlsira. Tani ai nuk heq dorë nga kënaqësitë e tavolinës, por me opsione më të shëndetshme dhe të moderuara.
Humbja në peshë mund të jetë edhe përpara një kandidature të tij më 2024 për president të SHBA-së. Por ish-sekretari i Shtetit e mohon këtë mundësi për momentin. /a2
