Tokio ka zhvilluar një ide “të çmendur”, duke i bërë tualetet publike me xhama, që njihen tash si tualetet “inteligjente”.
Tualete publike të bëra nga xham me ngjyrë janë instaluar në parqe publike rreth e qark kryeqytetit të Japonisë. Megjithatë, nuk ka nevojë për alarm, pasi sapo në dhomëzat e vogla futen njerëz, pjesa e brendshme bëhet e padukshme, duke garantuar kështu privatësinë.
Nga jashtë, ju mund ta shihni nëse tualeti është i zënë apo i lirë, dhe sapo të futeni në të, ajo errësohet që bënë të pamundur të dukeni jashtë.
Artikuj të ngjashëm