Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Thyhet rekordi i dallgës për Hemisferën e Jugut

Shkencëtarët kanë matur atë që mendohet të jetë dallga më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Hemisferën e Jugut, një fenomen prej 23,8 metrash lartësi, ekuivalente me një ndërtesë tetëkatëshe.

“Dallga u regjistrua të martën në oqean, shkaktuar nga stuhitë e fuqishme, pranë ishullit Campbell, rreth 700 kilometra në jug të Zelandës së Re”, njoftoi MetOcean Solutions, një konsulent në oqeanografi, transmeton atsh.

Oqeanografi Tom Durrant deklaroi se kjo dallgë u mat gjatë një stuhie të fortë me ndihmën e një mjeti shkencor duke thyer rekordin e mëparshëm për hemisferën e jugut, të vendosur me 22,03 metra në vitin 2012.

“Në dijeninë tonë, kjo është dallga më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Hemisferën e Jugut.

“Oqeani luan rolin e ‘dhomës motorike’ që gjeneron dallgë që përhapen në të gjithë planetin”, theksoi ai.

Studiuesi ka gjykuar se stuhia që kishte goditur rajonin para se të nisej drejt lindjes kishte shkaktuar dallgë që arrinin mbi 25 metra.

Artikuj të ngjashëm