Jeff Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazonit ka një pasuri me vlerë 150 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.
Pasuria e tij ka thyer rekordin që dikur e ka mbajtur themeluesi i Microsoftit, Bill Gates me pasuri me vlerë 149 miliardë dollarë.
Në vitin 1999, vlera neto e Gates arriti kulmin e saj, duke arritur në 100 miliardë dollarë, që me vlerën e dollarit të sotëm përkthehet në 149 miliardë dollarë, transmeton kj.
Për vite me radhë, Gates dhe Bezos kanë qenë në garë për të marrë titullin si njeriu më i pasur në botë.
Edhe
Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë, i pari në histori që arrin 200 miliardë dollarë
Por ish-shefi i Microsoftit ka dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe tani ka pasuri me vlerë 95.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Aksionet e Amazonit u rritën në Wall Street të hënën.