Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Thatësira gjunjëzon Namibinë, nxjerr në shitje një mijë kafshë të egra

Namibia pritet që të shesë mbi 1 mijë kafshë të egra nga parqet e saja kombëtare pasi Afrika vazhdon të luftojë me thatësirën.

Qeveria shpreson që fermerët do t’i blejnë kafshët, pavarësisht nga fakti se fermerët mbledhin kafshë për gjueti.

Stanley Simataa, ministri i Informacionit të Namibisë, tha se ministria e mjedisit sugjeroi shitjen për të zvogëluar sasinë e kafshëve të egra në parqe, të cilat po luftonin me thatësirën.

Thatësira aktuale e Namibisë është kaq e rëndë sa Hage Geingob, presidenti i vendit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në maj 2019.

Zyrtarët thanë se parqet kombëtare nuk ishin në gjendje të siguronin kushte adekuate të ushqimit për kafshët.

“Gjendja e kullotjes në shumicën e parqeve tona është tejet e varfër dhe nëse nuk e zvogëlojmë numrin e kafshëve, kjo do të çojë në humbjen e tyre për shkak të urisë”, tha Romeo Muyunda.

Edhe Kafshët po sulmojnë njerëzit dhe bagëtitë në Etiopi pas thatësirës ekstreme Botë Kafshët po sulmojnë njerëzit dhe bagëtitë në Etiopi pas thatësirës ekstreme

Zyrtarët shpresojnë të fitojnë rreth 1.1 milion dollarë nga shitja. Namibia është kritikuar më parë nga aktivistët e ruajtjes së kafshëve, për politikën e saj të gjuetisë.

Vendi lejon gjuetinë e kontrolluar dhe të autorizuar të kafshëve të egra dhe rreth 20% e të ardhurave vijnë nga gjuetia./tch/