Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

500 elefantë mund të vriten sepse pandemia shkatërroi turizmin

Zimbabwe “së shpejto” do të fillojë shitjen e të drejtave për të gjuajtur deri në 500 elefantë këtë vit, ka deklaruar vendi këtë javë.

Tinashe Farawo, zëdhënës për Parqet Zimbabwe dhe Autoritetit të Menaxhimit të Kafshëve të Egra, i tha CNN-it se ulja e të ardhurave nga turizmi për shkak të pandemisë me COVID-19 është ndër arsyet kryesore për këtë veprim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në hamë çfarë vrasim”, Farawo tha, duke shtuar se turizmi ka vdekur për shkak të koronavirusit.

Njoftimi erdhi pas disa javësh pasi elefanti afrikan i pyllit u deklarua i rrezikuar ashtu si edhe ai i savanës.

Zimbabwe nuk është e vetmja në rajon që lejoi gjuetinë e elefantëve për para. Në dhjetor, Namibia vuri 170 elefantë të egër për shitje për shkak të thatësirës dhe rritjes së numrit të elefantëve.