Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Televizioni e largon punonjësen nga puna, u kap duke festuar golin e Kane

Një televizion ka përjashtuar nga puna punonjësen Nina Farooqin, e cila u kap duke festuar golin e Harry Kane kundër Danimarkës. Farooqin e panë drejtorët e televizionit në pamje duke festuar, në kohën kur ishte në pushim shëndetësor.

“Kisha emocione të përziera. Po kalojmë në finale, jam ende e gëzuar mirëpo gjithashtu kam humbur punën time”. Shoqja ime fitoi biletën dhe e dinte që do të bëja çdo gjë për të arritur në lojë. S’kishte asnjë mënyrë për të munguar”, ka deklaruar ajo.

Farooqi ka deklaruar se televizioni e largoi nga puna mëngjesin e së enjtes, derisa momenti i festimit të saj ishte bërë viral në rrjetet sociale.