Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tanku 40-tonësh i Rusisë rrotullohet, “bie në shpinë”

Ushtarët rusë ia “kanë dalë” të rrotullojnë tankun 40-tonësh T-80, në ishullin Sakhalin, në Oqeanin Paqësor, njoftoi “Sakhalin Info”.

Në incident nuk pati të lënduar, derisa deri te rrotullimi erdhi pasi tanku ra nga tankmbajtësja.

Fotot dhe videot e tankut të rrotulluar kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.

Forcat ruse kanë njoftuar se tanku, që kushton rreth tre milionë dollarë, nuk ka pësuar dëmtime dhe se pas intervenimit është kthyer në bazë.

Fajtor për këtë është lënë shoferi i tankmbajtëses, që dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet në rrugë.

 

 

Artikuj të ngjashëm