Ka nisur në Pakistan unksionimi i taksive ngjyrë rozë. Ata do të kenë shofere femra dhe do të përdoren vetëm nga kliente femra.
Përdorimi i taksive ka nisur në qytetin Karaçi, qytet ky që është më i populluari në Pakistanin me rreth 20 milionë banorë. Ndërsa përmes tij synohet të ulet numri i ngacmimeve dhe sulmeve ndaj grave.
Automjetet me ngjyrë rozë, mund të dallohen shpejt në trafik. Gratë në Karaçi do të kenë mundësi që përmes një aplikacioni, duke e ndaluar në rrugë, ose përmes një mesazhi të mund të gjejnë një taksi rozë.
Në mesin e shofereve me xhaketë të zezë dhe shami të kuqe ka gra me profesione të ndryshme, si shtëpiake, vajza të reja, apo edhe nxënëse.
Artikuj të ngjashëm
-
“Trafiku Urban” ofron udhëtim falas për gratë që duan të bëjnë mamografinë
-
Pakistanezët në grevë totale shkaku i çmimeve të papërballueshme
-
Të paktën 7 të vdekur nga zjarri në trenin e udhëtarëve në Pakistan
-
Kosovarja, nënë e 3 fëmijëve që po thyen tabu me ngasjen e taksive
-
Talebanët shpërndajnë protestën e grave në Kabul duke gjuajtur me armë