Një tajvanez është dënuar me dy muaj burgim dhe gjobë 91,350 dollarë pasi papagalli i tij e lëndoi një mjek.
Mjeku Lin lëndoi legenin dhe pësoi frakturë pasi u rrëzua për shkak të zogut.
Papagalli u ul në shpinën e tij dhe e frikësoi duke i përplasur krahët vazhdimisht, raportoi BBC.
Në gjykatë u tha se pronari e kishte dërguar jashtë papagallin në një zonë ku mjeku po vraponte.
Më pas, Lin e paditi pronarin për lëndime dhe kërkoi kompensim financiar për dëmet.
Ai i tha gjykatës se ishte i hospitalizuar për një javë dhe nuk mundi të punonte për shumë se gjysmën e vitit, duke arsyetuar se i duheshin gjashtë muaj të rikuperohej.
Edhe
Turisti dënohet me gjobë pasi iu afrua “tepër” lopës së detit
Avokati i tij tha se Lin është kirurg plastik dhe se puna e tij e kërkon që ai të qëndrojë për kohë të gjatë në operacion, kështu që lëndimet e çuan në humbje financiare.
Gjykata vendosi se rrëzimi i mjekut ishte shkaktuar nga neglizhenca e pronarit.
-
Punëtori i Teslas thotë se u godit nga roboti në fabrikë, kërkon 43 mln euro dëmshpërblim
-
Edukatorja pranon se me forcë tentoi ta vë në gjumë 2-vjeçarin, dënohet me 250 euro gjobë
-
Po ngufatej nga pitoni gjigant, tajlandezja shpëtohet dy orë më pas
-
Ish-kryeministri i Tajlandës i dënuar për korrupsion, lirohet me kusht