Një gjyq në Bangkok ka urdhëruar arrestimin e trashëgimtarit të pasurisë së Red Bull-it, me akuza të reja, duke e bërë një kthesë tjetër në skandalin e njërës ndër familjet më të pasura në Tajlandë.
Të martën, Gjykata Kriminale e Bankokut e aprovoi urdhër-arrestin për Vorayuth Yoovidhya, nipin e krijuesit të Red Bull-it, raporton CNN.
Urdhër-arresti u ngrit pasi policia shtoi edhe tri akuza të reja kundër 33-vjeçarit, Vorayuth. Këto akuza pohojnë vozitjen e pakujdesshme që rezultoi me vdekje, përdorimin e drogës, dhe mos-ndaljen pas aksidentit për t’i ndihmuar dhe për t’i lajmëruar autoritetet.
Vendndodhja e Vorayuth nuk dihet. Sipas policisë ai shkaktoi vdekjen e një polici në aksidentin me motoçikletë në shtator të vitit 2012. Ai po voziste një Ferrari në atë kohë. Urdhër-arresti ishte lëshuar në prill të vitit 2017, por autoritetet besojnë se ai tashmë ka ikur nga vendi.
Avokati i tij ka thënë se nuk kishte dijeni për urdhër-arrestin e ri dhe nuk ka pasur kontakt me klientin e tij.
Urdhër-arresti i fundit vjen disa javë pasi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm hodhi disa akuza tjera kriminale kundër Vorayuth, duke shkaktuar bujë tek tajlandezët se sistemi i drejtësisë fatkeqësisht i favorizon të pasurit.
-
Justin Timberlake nuk dëshiron t’i publikohen pamjet e arrestimit në vitin 2024
-
Tsunoda merr vendin e Lawsonit te Red Bulli
-
Duterte mburrej se po vret kriminelë, tash po akuzohet për krime kundër njerëzimit
-
Duterte po dërgohet në Hagë pas arrestimit për krime kundër njerëzimit
-
Dënohet me vdekje tajlandezja që akuzohet për vrasjen e 14 miqve të saj