Walmart është marka më e njohur e supermarketeve në SHBA. Jo një, por disa prej pronarëve të Walmart renditen mes 100 më të pasurve në botë.
Kompania njihet për çmime më të lira në krahasim me markat e tjera, si dhe për numrin më të lartë të supermarketeve që kanë hapur, transmeton tch.
Ata janë zgjeruar në shumë vende, por megjithatë, në Kinë duken më ndryshe, pasi janë përshtatur me tregun vendas.

Sigurisht që kanë ushqime të preferuara vendase, si mishi i krokodilit.
Kinezët preferojnë ushqimin e freskët dhe që ta zgjedhin me dorën e tyre, ndaj shumë lloje mishrash janë të hapura.
Edhe
Kina shënon suficit historik tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh pavarësisht tarifave të Trumpit

Orizi mbahet në vaska të mëdha, ku blerësit mund të mbushin kupa e ta kontrollojnë para se ta blejnë.
Edhe peshqit mund t’i peshkojnë vetë, të gjallë, nga vaska me ujë.

95% e produkteve vijnë nga prodhuesit vendas.
Shitet edhe mish i paketuar nga një kompani amerikane, por nuk preferohet shumë.
Kinezët duan të dinë gjithnjë se nga e ka origjinën produkti, ndaj është e specifikuar me kujdes.
Duke pasur 1.3 miliardë banorë, sigurisht që ka më shumë dyndje se në Amerikë.
Klientëve u ofrohen autobusë falas për në supermarket, ndryshe nga në SHBA.
Edhe
SHBA-ja dëshiron t’i fillojë bisedimet për tarifa me Kinën
{gallery}