Kuriozitet

Suedia refuzon azilin për 106 vjeçaren nga Afganistani

Autoritetet suedeze ia kanë refuzuar kërkesën për azil “migrantes më të vjetër në botë” dhe e kanë njoftuar se duhet të kthehet në vendlindje, në Afganistan.

Bibihal Uzbeki (106 vjeçare) në Suedi kishte arritur përmes Iranit, Turqisë, Greqisë e në rrugëtimin e saj të gjatë e të vështirë e kaloi edhe nëpër Kroaci, shkruan portali “Jutarnji list” i Zagrebit.

Gjatë udhëtimi djali dhe nipat e saj e kishin bartu në shpinë kur ajo nuk mund të ecte.

Asaj i është refuzuar kërkesa, por ajo mund të kërkojë azil në ndonjë shtet tjetër nëse i ofron strehim. Ndaj këtij vendimi 106 vjeçja është ankuar në Gjykatën e Migracionit.

Këtë afgane mediet botërore e quajtën migranten më të vjetër në botë pasi ishte marrë në intervistë në kampin kroat për refugjatë në vitin 2015.