Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

70-vjeçarja me biçikletë nga Suedia në Egjipt

Aktivistja suedeze dhe çiklistja 70-vjeçare ka arritur në Egjipt për takimin e Kombeve të Bashkuara me qëllim që të bëjë thirrje për çështjen e klimës.

Ajo është takuar edhe me presidentin egjiptian, Abdel Fattah El-Sissi, me të cilin është shëtitur me biçikleta.

Me biçikletën e saj ngjyrë vjollce, Dorothee Hildebrandt, 72-vjeçare, ka udhëtuar nga Suedia për t’u bërë thirrje liderëve të botës që të ndalin ndryshimet klimatike.

“Duhet të ndalim ndryshimet klimatike, edhe nëse është diçka e parehatshme për ne, duhet ta ndalim sepse nuk ishte parehatshme për mua pas këtij udhëtimi të gjatë dhe e kam bërë për t’u treguar juve se mund ta bëni nëse kenë dëshirë”.

Egjipti është nikoqir i konferencës vjetore të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike. Në këtë konferencë liderët e botës, shkencëtarët dhe aktivistët mblidhen për të diskutuar mënyrat se si të shpëtohet planeti.

Edhe Izraeli ndalon anijen e ndihmave për në Gazë, në bord ishte edhe Greta Thunberg Botë Izraeli ndalon anijen e ndihmave për në Gazë, në bord ishte edhe Greta Thunberg

Hildebrandt ka nisur udhëtimin e saj nga Katrineholm, lagje në periferi të Stokholmit më 1 korrik.

Ajo me biçikletën e saj ka udhëtuar në 17 shtete të tri kontinenteve.

Udhëtimi i saj ka përshkuar 8 mijë e 830 kilometra.

Në qytetin e saj në Suedi, ajo dhe gratë e tjera më në moshë janë pjesë e një grupi aktivistësh kundër krizës klimatike. E quajnë veten “Gjyshet për të Ardhmen”.

Grupi bën thirrje për ngritjen e ndërgjegjes për ndryshimet klimatike te të moshuarit, duke i motivuar ata që t’i ndalin emetimet e karbonit.

Edhe Gjyshja kineze që po e shëtit botën me biçikletë Botë Gjyshja kineze që po e shëtit botën me biçikletë

Ajo ka treguar se çdo ditë ka udhëtuar 80 kilometra.

Krejt udhëtimin e ka dokumentuar nëpër rrjetet sociale.