Pronari i një toke në Suedi ka fituar betejën ligjore për ta mbajtur një meteorit 14-kilogramësh në pronësi, pasi një gjykatë apeli vendosi se gurë të tillë duhet të konsiderohen “pronë e paluajtshme” dhe pjesë e tokës se ku gjenden, raporton agjencia “AP”.
Prona në të cilën ra meteoriti përmban hekur dhe meteoriti i gjetur është prej hekuri. Prandaj, ajo “nuk mund të ndahet lehtë nga ajo që zakonisht konsiderohet si pronë e paluajtshme”, vendosi Gjykata e Apelit në Suedi të enjten.
Më 7 nëntor të vitit 2020, një meteorit hekuri ra në një pronë private në Uppland, në veri të Stockholmit. Në dhjetor të atij viti, dy gjeologë e gjetën atë dhe përfundimisht ia dorëzuan Muzeut Suedez të Historisë Natyrore që gjendet në Stockholm.
Agjencia suedeze e lajmeve “TT” tha se pronari i tokës private ku u gjet meteoriti, Johan Benzelstierna von Engerstrom, apeloi vendimin në dhjetor të viti 2022 në gjykatën e qarkut Uppsala. Ky vendim i dha gjetësve të meteoritit Andreas Forsberg dhe Anders Zetterqvist të drejtë, pasi u tha se meteoriti nuk ishte pjesë e pronës dhe ishte pronë e paluajtshme pa pronar.
Por, të enjten, një gjykatë apeli vendosi se meteoriti i hekurit “përbëhet nga substanca që tashmë janë të pranishme në sipërfaqen e tokës”.
Gjykatësi Robert Green tha se meteoritët apo gurët tjerë hapësinor duhet të konsiderohen si “pjesë e pasurisë së paluajtshme ashtu si gurët e tjerë”.
Gjetësit pohuan se kishte një marrëveshje që i lejonte ata të merrnin meteoritin. Por, gjykata e apelit tha se nuk kishte prova për një marrëveshje të tillë. Nuk është e qartë nëse gjeologët do ta apelonin vendimin në Gjykatën Supreme të Suedisë.
-
Meteoriti nga Marsi i gjetur në Niger u shit në ankand për miliona, shteti po kërkon përgjigje
-
Profesori i astronomisë flet për “misterin” që u pa mbrëmë në qiellin e Kosovës
-
E mbajti për ari, guri del të jetë diçka shumë më i vlefshëm se ai
-
Ekzistenca e jashtëtokësorëve mund të vërtetohet brenda javësh
-
Meteoriti bie në një shtëpi në New Jersey, dyshohet se është i vjetër miliarda vjet