Sipas një studimi të ri, në sistemin tonë diellor fshihet jetë aliene.
Mikrobe, të ngjashme me ato në tokë, mund të rriten në oqeanin nëntokësor të ngrohtë në Enceladus, një hënë e akullt që rrotullohet rreth Saturnit, planetit të gjashtë më të largët nga dielli.
Shkencëtarët, të cilët e përshkruajnë Enceladus, si një “pikë të nxehtë” në kërkimet për jashtëtokësorë për shkak se “strehon” shumë nga përbërësit e nevojshëm për jetë aliene, zbuluan se disa specie të mikrobeve metan-prodhuese në planetin tonë mund t’i mbijetojnë kushteve të vështira në satelit, transmeton tch.
Ata thonë se metani rreth sipërfaqes së satelitit mund të prodhohet nga jeta mikrobiale nën koren e tij.
Skuadra e shkencëtarëve nga Universiteti i Vjenës shpreson që studimi të inkurajojë më shumë kërkime për koloni të mundshme mikrobesh në hënë.
-
Zbulohet vendi prej nga vijnë alienët në Tokë?
-
Pranë Uranit mund të ketë jetë, thotë studimi i fundit
-
Një ekzoplanet, tetë herë më i madh se Toka, mund të jetë i banueshëm
-
Anije speciale kozmike për kërkimin e alienëve, shkenca shkon drejt dy planetëve
-
Zbulohet ujë në një planet potencialisht të banuar