Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Starbucks mbyll 8,000 lokale, dërgon punonjësit në trajnim për racizëm

Zinxhiri amerikan i kafeneve Starbucks do të mbyllë sot mbi 8,000 lokale në SHBA, për t'u mundësuar punonjësve të kalojnë trajnimin për paragjykimet racore.

Pas incidenteve të prillit, kur dy burra të zinj u arrestuan në një nga vendet e Starbucksit në Filadelfia, udhëheqësit e kompanisë kërkuan falje dhe u takuan me dy burra, por gjithashtu morën ekspertë për të formuluar një plan trajnimi të detyrueshëm për 175.000 punonjës për paragjykimet racore.