Stacioni ndërkombëtar i kërkimit, i cili ofron një pamje marramendëse, mund të arrihet me tren dhe ashensor ultra të shpejtë, i cili ngjitet në një lartësi prej 108 metrash për 25 sekonda në Zvicër, shkruan DailyMail.
Jungfraujoch në perëndim të Zvicrës konsiderohet nga shumë njerëz si një nga vendet më të bukura në vend, dhe quhet edhe maja e Evropës. Kjo majë mali ngrihet në 4158 metra, dhe në një lartësi prej 3454 metrash ndodhet stacioni më i lartë hekurudhor evropian, si dhe një observator mbresëlënës.
Majat e maleve janë një shembull klasik i një mjedisi të ashpër që shërben si një mjedis ideal për kërkime të ndryshme, nga fiziologjike në astronomike. Kur stacioni Jungfraujoch në Alpet Bernese u hap në vitin 1912, ai u dha shkencëtarëve qasje të lehtë në lartësi të mëdha.
Observatori i Sfinksit u ndërtua në një shkëmb të pjerrët në vitin 1937. Me disa laboratorë, një stacion meteorologjik, kupola astronomike dhe një teleskop 76 cm, Sfinksi u përdor për të studiuar glaciologjinë, mjekësinë, fizikën e rrezeve kozmike dhe astronominë.
Me kalimin e viteve, Sfinksi është përmirësuar dhe është përshtatur me nevojat e shkencëtarëve. Sot, observatori është i pajisur plotësisht me energji elektrike, ujë, telefon dhe internet.
Stacioni ndërkombëtar i kërkimit dhe observatori mund të arrihet me tren dhe ashensor ultra të shpejtë që ngjitet në një lartësi prej 108 metrash në 25 sekonda.