Kuriozitet

Sot e nesër me sy nga qielli për të parë shiun meteor

Tashmë është bërë e përvitshme që mes datave 12 dhe 13 gusht të presim spektakël nga shiu meteor, ku pak para mesnatës qielli shkëlqen nga shkëputja e meteorëve.

Në fakt, ajo që arrijmë të shohim me sy të lirë nuk është “rënia e yjeve”, siç thuhet nga shumica e popullatës, por bëhet fjalë për mbetjet e perseideve, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, e zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.

10 gushti është dita e përcaktuar në kalendarin fetar, por sidoqoftë, për të parë më mirë shiun e meteorëve, duhet pritur 12 gushti, kur perseidet do të jenë më të dukshme në qiell.

Kulmi do të shënohet natën mes 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22 të mbrëmjes, aq sa do të mund të shihen deri në 50 meteorë në orë. Por duhet pasur kujdes nga ndotja nga ndriçimi; për të admiruar yjet që bien më mirë, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.

Edhe pse këtë vit hënë do ta zbehë shikueshmërinë e shiut meteor. Ajo do të jetë e plotë më 15 gusht dhe si rrjedhojë do të ndriçojë jo pak në netët kur do të mund të shihet fenomeni. Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje, në natë të plotë, kur hëna ka perënduar.