Me më shumë se një milion sirianë që kanë ikur në Libanin fqinj që kur kriza shpërtheu në atdheun e tyre disa vjet më parë, shumë prej refugjatëve të rinj shpresojnë se 2020-a mund të sjellë një të ardhme më të ndritshme.
Kampi i refugjatëve Abu Fares, i cili ndodhet në lindje të Libanit, është shtëpi e rreth 600 refugjatëve, nga të cilët të paktën gjysma janë fëmijë.
Për shumë nga të rinjtë, ndjekja e shkollës është bërë dëshira e tyre më e zjarrtë e vitit të ri, pasi shpresojnë të shpëtojnë nga vuajtjet e tyre, transmeton KTV.
Sidoqoftë, organizatorët e kampit thonë se në realitet pak fëmijë e kanë mundësinë për të vijuar shkollimin jashtë kampit, derisa shumica përballet me një të ardhme të pasigurt.
Kur u pyetën për dëshirat e tij të vitit të ri, 12-vjeçari Mohamad al-Saj tha se shpreson se mund të ketë mundësinë të shkollohet, në mënyrë që të mund të vazhdojë të përmbushë ëndrrat e tij.
Edhe
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
"Unë dëshiroj të shkoj në shkollë. Dua të studioj anglisht dhe të mësoj të bëhem përkthyes," tha ai.
Organizatorët në kamp thonë se shumë fëmijë nuk mund as të shkruajnë emrat e tyre.
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
Vdekje, zhvendosje dhe detyra ushtarake: fëmijët në krizë nga lufta në Lindjen e Mesme
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht