Studiuesit e ndryshimeve klimatike në Itali së fundmi kanë theksuar se dimri i këtij viti pritet të jetë i ftohtë.
Sipas ilmeteo.it studiuesit kanë zbuluar një anomali të çuditshme në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik. Në një zonë të madhe të oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.
Në kuadër të këtij studimi mësohet se kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalines, që ndikon në dendësinë e ujit.
Ndër të tjera thuhet se kjo prirje e ftohtë në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme do të kishte efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike me vendin fqinj.
Gjithashtu mësohet se dimri i ardhshëm mund të jetë më i ftohtë dhe me dëborë./abcnews.al{gallery}
-
“Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe
-
Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse?
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Evropa nën temperatura ekstreme, vetëm 20% e shtëpive kanë kondicioner
-
“El Nino” - Nis zyrtarisht fenomeni klimatik që pritet të sjellë temperatura ekstreme