Një gjykatë në Singapor i ka shqiptuar të mërkurën një britaniku 6 javë burgim, pasi kishte shkelur masat anti-COVID, duke refuzuar që të mbante maskën në publik.
Benjamin Glynn, 40-vjeçar, është shpallur fajtor në katër akuza, për shkak të refuzimit të tij që të mbante maskën në një tren në muajin maj.
Glynn paraprakisht ishte dërguar për kontroll te një psikiatër, me udhëzim të gjyqtarit ndërkohë të mërkurën ai i kërkoi gjykatës që të heq dorë nga ajo që ai e quajti “akuza të padrejta” dhe kërkoi që t’i kthehet pasaporta në mënyrë që të mund të kthehej tek familja e tij në Britani.
Singapori është një prej shteteve që ka kontrolluar në mënyrë të rreptë zbatimin e masave anti-COVID.
Në shkurt të këtij viti, ky shtet kishte dënuar edhe një burrë tjetër po nga Britania, me dy javë burgim pasi kishte dalë nga dhoma e tij e hotelit për tu takuar me të fejuarën, ndërkohë që ishte në karantinë.
-
Një burrë zhvishet në aeroplan para të gjithëve dhe për këtë mund të dënohet 20 vjet
-
Deportohet nga Singapori australiani që tentoi ta kapte Ariana Granden
-
Ish-ministri i Singaporit burgoset për shkak se kishte pranuar dhurata sa ishte në detyrë
-
Kryeministri britanik gjobitet pasi s’vendosi rripin e sigurimit teksa xhironte një video
-
Mjekja gjermane burgoset, lëshoi certifikata të rreme kinse pacientët nuk guxonin t’i mbanin maskat