Një irlandez i cili refuzoi ta vendoste maskën gjatë një fluturimi nga Dublini në New York dhe ekspozoi pjesën e poshtme të trupit të tij para një stjuardese, përballet me 20 vjet burgim nëse dënohet për sulm, ka thënë departamenti i drejtësisë i SHBA-së.
29-vjeçari Shane McInerney pretendohet se ka shkaktuar shqetësim në linjën e fluturimeve të Delta më 7 janar.
Ai doli para një gjykatësi një javë më vonë dhe u akuzuar për sulm me qëllim dhe frikësoi një anëtar të ekipit të fluturimit, shkruan Guardian.
Thuhet se ai vazhdimisht refuzoi ta vendoste maskën, hodhi një kanaçe dhe goditi një pasagjer në kokë, dhe “i uli poshtë pantallonat dhe të brendshmet dhe ofendoi një stjuardesë dhe pasagjerët”.
Artikuj të ngjashëm
-
Singapori dënon britanikun me 6 javë burgim pasi refuzoi të mbante maskën
-
Shpërthen dhuna anti-emigracion në Britani, digjen shtëpi dhe automjete
-
Kevin Spacey do të përballet me gjyq për sulm seksual
-
Një burrë ther me pirun dy pasagjerë, aeroplani ateron pa plan
-
Protestues të maskuar sulmojnë policinë dhe djegin shtëpi në Irlandën e Veriut