Nëse ke pasur ndonjëherë problem të zgjidhësh një kub rubiku, një këshillë e mirë është që ta ndani atë në hapa. Ia vlen ta provoni. Këtë këshillë e jep njeriu që e ka shpikur lodrën e famshme, raporton agjencia AP.
“Zgjidhja e problemeve është një aktivitet themelor i mendjes së njeriut dhe nëse një problem është kompleks, atëherë duhet ta ndash problemin në elemente më të vogla”, thotë Erno Rubik, që shpiku lodrën në vitin 1974.
Kubi i rubikut, një enigmë me ngjyra, ka kaluar nga një mjet mësimi në shkolla në Hungari në Luftë të Ftohtë, në një fenomen mbarëbotëror me mbi 450 milionë kube të shitura dhe me një mini-perandori lodrash të ngjashme.
“Për mua, kubi përfaqëson atë që është liri. Liria nuk është kurrë e pafund”, thotë Erno Rubik. “Kjo ju lejon të bëni atë që është e nevojshme për të arritur qëllimin tuaj”.
Rubiku origjinal 3x3 kishte 43 trilionë konfigurime të mundshme, por janë krijuar më pas rubikone tjera 2x2, 4x4 dhe 5x5, si dhe një lojë e tavolinës “Rubik”, po ashtu pemë e Krishtlindjeve në mesin e tjerave. Madje është bërë edhe kalim në elektronikë.
“Parimi i kubit nuk është i kufizuar. Kompleksiteti i detyrës është ta stimulojë mendjen tonë dhe kjo e bën aktivitetin më të këndshëm”, thotë Erno Rubik.
Qëllimi i kubit të rubikut është të fillohet me disa konfigurime të çrregullta e të rastësishme dhe përziera, e të arrihet të kompletohet secila fytyrë të ketë një ngjyrë.
Ekspertët e rubikonit mund ta zgjidhin atë brenda sekondave. Rekordi i botës aktualisht është 3.47 sekonda. Ndërsa Shoqata Botërore e Kubit ka edhe rekorde për zgjidhje më të shpejtë me sy të lidhur apo me një dorë.
Është dashur 36 vjet pas shpikjes së kësaj lodre që dikush të dalë me përgjigje për numrin minimal të lëvizjeve për të zgjidhur atë. Në vitin 2010, një grup matematikanësh dhe programuesish të kompjuterëve, vërtetuan se çdo rubikon mund të zgjidhet me minimum 20 lëvizje.