Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si të pastroni enët prej qelqi në mënyrën më të mirë të mundur

Foto: PX Here

Gotat, pjatat e enët e ndryshme nga qelqri kanë tendencën të mjegullohen duke shkuar kështu kundër dëshirës së një amvise e cila e ka shumë merak pastërtinë.

Ama të gjitha e dimë se ka raste që pavarësisht sa herë mund ta lajmë një gotë, sërish ajo nuk është e pastër dhe e qartë si kristali.

Përse ndodh kjo? Përgjigjen do ta zbuloni duke lexuar më poshtë.

Përse mjegullohen enët nga qelqri

Sipas ekspertëve, faji qëndron tek uji që falë sasisë së lartë të mineraleve lë mbetje në enët e kuzhinës. Uji i fortë e bën gjithashtu tepër të vështirë shpëlarjen e enëve dhe eliminimin e sapunit të lëngshëm. Së treti, këto enë mjegullohen edhe si pasojë e gërvishtjes, përdorimit të tepruar të larësit por edhe ujit të nxehtë.

Si të pastroni enët prej qelqi

Edhe Si të përdoret më mirë enëlarësja? Lifestyle Si të përdoret më mirë enëlarësja?

Për pastrimin e enëve tuaja prej qelqi, këshillohet përdorimi i uthullës së mollës. Këtë të fundit mund ta shfrytëzoni për shumë punë në shtëpi. Po ashtu, këshillohet që të merrni një legen të madh dhe ta mbushni me sasi të barabarta uji dhe uthulle. Më pas, futini enët prej qelqi në këtë tretësirë dhe lërini aty për rreth tridhjetë minuta.

Për të parë nëse kjo tretësirë ka funksionuar, merrni një prej gotave ose enëve dhe shpëlajeni me ujë. Nëse ajo vazhdon të jetë e mjegulluar dhe nuk është pastruar si duhet, atëherë duhet ta fusni sërish në tretësirë dhe ta lini aty për 30 minuta të tjera. Më pas, hiqini enët nga tretësira dhe shpëlajini një e nga një. Për shpëlarje përdorni ujë të vakët. Në fund duhet të përdorni një napë të pastër pambuku për t’i tharë dhe eliminuar mbetje të tjera./agroweb