Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si i theu thonjtë në aksident trafiku gruaja rekordmene

Në vitin 1979, Lee Redmond nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të mos i priste më thonjtë. Më 2008, ajo mori titullin e gruas me thonjtë më të gjatë ndonjëherë, me gjatësi të kombinuar prej 8.65 metrash.

Thoi më i gjatë i saj ishte 90 centimetra.

Redmond kishte vendosur t’i rriste thonjtë si sfidë për veten, deri kur ta shihte të merrnin formë tjetër. Por kujdesi i madh bëri që asaj thonjtë tejet të gjatë t’i dukeshin të bukur.

Çdo ditë kujdesej për ta dhe thonjtë e gjatë e bënë të famshme në gjithë botën.

Më 2006 ishte gati t’i priste për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj me Alzheimer, por megjithatë vendosi të kundërtën pasi pa se nuk po i pengonin për përkujdesje.

Edhe Gruaja me gjuhën më të gjatë në botë Kuriozitet Gruaja me gjuhën më të gjatë në botë

Gjithsesi, përpjekjet disadekadëshe shkuan huq kur më 2009 ajo përjetoi aksident trafiku. Lee ishte pasagjere në një veturë kur ndodhi aksidenti i rëndë.

“Vetëm kam dëgjuar thonjtë teksa këputeshin dhe më kujtohet se si më nxorën nga vetura”, ka thënë ajo për faqen zyrtare të “Guinnessit”. “Gjëja e parë që vura re ishin thonjtë”, ka kujtuar ajo.

Lee pësoi lëndime serioze dhe ishte shtrirë në spital. I shpëtoi aksidentit vetë, por jo edhe thonjtë e saj. Asnjëri, në fakt.

Pas humbjes së thonjve, Lee ka deklaruar se ndihej sikur ka humbur pjesë të identitetit.

“Ishte diçka që mu desh ta pranoja sepse nuk mund të ndryshoja asgjë”, ka thënë ajo.

Pjesë të thonjve të saj ishin marrë nga vendi i ngjarjes dhe tani ajo i ruan në shtëpinë e saj në Utah.

Edhe Momenti kur gruaja më e gjatë dhe gruaja më e shkurtë në botë takohen Kuriozitet Momenti kur gruaja më e gjatë dhe gruaja më e shkurtë në botë takohen

Rekordi i Lees u thye më 2022. Tani Diana Armstrong mban këtë titull me 13.06 metra.