Një burrë rus ka mësuar leksionin e besnikërisë për mirësjellje në plazh përmes një metode jo aq të këndshme. Ai, shihet qartë, kishte harruar se në plazh kishte mbërritur me bashkëshorten e vet dhe ishte sjellë me noshalancë me dy serbe të shtrira mbi peshqirët në rërë, transmeton Koha.net.
Por, bashkëshortes së tij nuk i kishte ikur ky moment, e cila e kishte larguar me rrëmbim nga to ndërsa po u vardisej, dhe karshi gjithë pushuesve ia kishte “puthur” disa shpulla “edukative”.
Që situata të bëhet më tragjikomike, rastin e kishte xhiruar një turist i cili kishte qenë në shoqëri me dy vajzat, dhe videoinçizimin e kishte shpërndarë përmes Facebook-ut.
Nga video dëgjohet momenti kur bashkëshortja e tërheq burrin: “Shiko tani, do ta rrahë”
Sipas shprehjes së fytyrës së tij mund të lexohet se ai kishte kuptuar fajin, prandaj kokulur as që kishte provuar të mbrohej dhe me shikim në rërën e plazhit ka ndjekur “mësimin” mbi mirësjelljen, transmeton Koha.net.
-
Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë
-
“U mashtruam”: Gruaja që i joshi burrat e huaj të luftojnë për Rusinë
-
Burri e tërheq zvarrë për ta futur në det, peshkaqeni e kafshon
-
Burrat e Ukrainës nxirren zvarrë nga lokalet për të luftuar
-
Oficeri i FSK-së shpëton nënë e bijë nga mbytja në det