Zimbabve ka zënë vendin e parë në “indeksin vjetor të mjerimit” të përpiluar nga Universiteti Johns Hopkins, profesori Steve Hanke.
Shteti afrikan është para Venezuelës, Sirisë dhe Ukrainës të shkatërruar nga lufta në vendin e parë në “indeksin vjetor të mjerimit”.
“Indeksi i mjerimit” gjykon kryesisht shtetet bazuar në faktorët ekonomikë si shifrat e papunësisë, inflacioni dhe normat e huadhënies bankare.
Zimbabve, shtëpia e rreth 16 milionë njerëzve, tashmë është renditur ndër pesë vendet më të mjerueshme për tre vjet me radhë.
Sundimi brutal i Robert Mugabe e ktheu Zimbabvenë në një vend të mjerueshëm, të zhytur në korrupsion, dhunë dhe trazira ekonomike që uli në varfëri dhjetëra mijëra njerëz.
Edhe pse Mugabe u rrëzua nga pushteti në vitin 2017, vendi po jeton me pasojat ekonomike të sundimit 37-vjeçar të liderit tashmë të vdekur.
Pas Zimbabvesë, në mjerim është Venezuela, e cila gjithashtu është rrënuar nga “keqmenaxhimi ekonomik” dhe Siria - e cila është përfshirë në një luftë civile për më shumë se një dekadë.
Edhe
Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n
Ukraina u rendit në vendin e tetë pasi vendi ka qenë në konflikt me Rusinë për më shumë se një vit me pasoja shkatërruese.
Në dhjetëshen e parë u renditën edhe Libani, Sudani, Argjentina, Jemeni, Kuba dhe Turqia.
Shqipëria është në vendin e 97-të nga 157 shtete. Kosova s’është përfshirë në studimin e këtij viti.
-
Pushteti sheh gjëra pozitive në raportin ku Kosova doli e dyta në Evropë për nga varfëria
-
Pas raportit të WorldAtlas, Bajrami: Propaganda nuk e fsheh varfërinë në Kosovë
-
Kosova e dyta për varfëri në Evropë, Murati: Kemi përparim, në qeverisjet e kaluara ishim të fundit
-
Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë