Shirat e dendur e kanë përmbytur një shteg rrugor në Brazil, duke krijuar një botë nënujore për zhytësit.
Shtegu në Rio Da Prata, një vend i ekoturizmit, u përmbyt nga lumi Olho D'Agua, bën të ditur emisioni “Rreth Botës” i KTV-së.

Videot e ngarkuara në YouTube treguan ura të mbytura dhe vegjetacionin.
Por, bota nënujore ishte e pranishme vetëm për disa ditë para se uji të zhdukej.
Shtegu ishte shumë i lagësht, infrastrukturat e drurit ishin të ftohta dhe të mykura, por asgjë nuk ishte e dëmtuar apo e prishur.