Policia e Pukës është angazhuar në një aksion të pazakontë në fshatin Berishaj të këtij rrethi.
Bëhet fjalë për një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një shqiponjë.
Aksioni policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët, shkruan TCh.
Pas këtij denoncimi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.
Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës, moment i cili është fiksuar në një video. Ky është nga aksionet e rralla të policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, viktima kthehet në shtëpi, i dyshuari lirohet
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet se keqtrajtoi një person gjatë arrestimit