Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shpërthen vullkani Merapi në ishullin Java të Indonezisë

Vullkani Merapi në ishullin indonezian Java, një nga më aktivët në botë, hodhi retë e hirit rreth 6.000 metra në ajër.

Shpërthimi i vullkanit zgjati më shumë se shtatë minuta, bëri të ditur Qendra Gjeologjike për Hulumtime të Katastrofave.

“Banorët lokalë u këshilluan që të rrinë qetë dhe të merren me aktivitetet e tyre të zakonshme, jashtë rrezes prej tre kilometrave nga vatra”, transmeton AA njoftimin.

Hiri dhe rëra që në ajër e hodhi vullkani Merapi, ranë në vende deri në dhjetë kilometra larg

Autoritetet në këtë rajon përkohësisht mbyllën aeroportin ndërkombëtar në qytetin Solu, dyzet kilometra nga vullkani.

Edhe Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore Botë 7 muaj më parë Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore

Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Merapia ndodhi në vitin 2010 kur më shumë se 340 persona humbën jetën.

Merapi është vullkani më aktiv ndër 127 vullkanet indoneziane.