Vullkani më i madh euro-aziatik Kluçevskaja, i cili ndodhet në gadishullin rus Kamçatka, ka hedhur hi në lartësi prej gjashtë kilometrash mbi nivelin detar.
Lajmi është bërë i ditur sot nga zyrtarët, sipas të cilëve është dhënë alarmi i portokalltë për aviacionin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hiri është zgjeruar 250 kilometra në veri-perëndim të vullkanit”, theksuan zyrtarët.
Departamenti i Ministrisë ruse për situata emergjente në Kamçatka njoftoi se nuk ka informacione nëse hiri ka rënë në vendbanime.