Një tërmet 7.2 ballë Rihter ka goditur në afërsi të gadishullit Kamchatka të Rusisë të shtunën mbrëma, ndërsa është lëshuar paralajmërim për cunami, njofton “Sky News”.
Tërmeti është regjistruar në thellësi rreth 51 kilometra, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdhetare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërmeti goditi rreth orës 21:10 të shtunën, ndërsa epiqendra ishte rreth 80 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamachatsky, që ka popullatë rreth 150 mijë banorë. Nga mediumet ruse është thënë se nuk ka dëme të mëdha.
E si pasojë e tërmetit është raportuar se ka shpërthyer vullkani Shiveluch.