Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shpartallohet orkestra në Toronto pasi këngëtaret kritikohen për mbipeshën e tyre

Victoria Leone dhe Sydney Dunitz, morën pjesë si vullnetare në një festival rrugëve të Torontos që ishte organizuar nga Orkestra Sheraton Cadwell.

Këngëtaret ishin kritikuar nga menaxhmenti i orkestrës për mbipeshën dhe veshjen e tyre, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

“Nëse nuk jeni të holla, vishni rroba më të shlira ku nuk ju shihet celuliti”, i janë drejtuar këngëtares me e-mail.

E-maili i cili është nënshkruar nga menaxhmenti i Orkestrës Sheraton Cadwell, ndër të tjera thotë, “Imazhi juaj është imazhi ynë. Nëse ju nuk dukeni mirë, nuk dukemi as ne”.

Menaxhmenti ka kërkuar nga këngëtaret që të fshehin pjesët e trupit pasi fustanet e tyre të ngushta i shfaqnin celulitin, por një gjë e tillë ka tronditur opinionin.

Pas reagimit të këngëtareve dhe njerëzve që panë këtë e-mail, menaxhmenti është detyruar të jap dorëheqje.

Edhe Të pastrehët dërgohen jashtë qytetit për t’u lëshuar hapësirë fansave të Taylor Swiftit Showbiz Të pastrehët dërgohen jashtë qytetit për t’u lëshuar hapësirë fansave të Taylor Swiftit

“Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për ngacmimin e tillë i cili u keqkuptua dhe dha rezultate të këqija tek ne”, thuhet në e-mailin tjetër.

Në orkestër janë 11 anëtarë, por nuk dihet saktësisht sa prej tyre, apo që të gjithë kanë dhënë përfundimisht dorëheqje, dhe orkestra u shpartallua.