Stuhia e fortë e erës që ka përfshirë Stambollin ka shkaktuar 4 viktima dhe dëme të pallogaritshme. Por në mes të “luftës” me motin e keq, ka edhe detaje që të japin shpresë.
Një rast i tillë është regjistruar në një prej rrugëve të Stambollit ku 4 drejtuesve të motoçikletave u rrezikohej jeta si pasojë e furtunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy autobusë që vinin pas tyre kanë ulur shpejtësinë duke lëvizur paralelisht me njëri tjetrin duke u mbrojtur “krahët” motoçiklistëve. Pamjet janë ndarë në rrjetin social instagram.
“Në Stamboll dy Autobusë ulin shpejtësinë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetën e motoçiklistëve nga furtuna. Çdo moment mund të jetë bamirësi!”, thuhet në përshkrimin e videos, përcjell abc-ja.