Banorët e qendrës së Shkupit do të marrin nga 2 cent për çdo shishe të ricikluar. Kjo do të bëhet e mundshme nëpërmjet aparateve speciale për këtë çështje. Deri në fund të 2020-s do të vendosen 27 vending makina në Komunën Qendër.
“9 nga 27 makinat e planifikuara tashmë janë blerë dhe ne do të fillojmë instalimin e tyre në fillim të marsit. Në këtë projekt kemi punuar më shumë se një vit dhe mendoj se do të ketë ndikim të madh jo vetëm në zhvillimin e kompanisë sonë, por edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e riciklimit”, ka theksuar Vasko Kiçevski, drejtor i NP Parkingjet e Komunës Qendër.
Për çdo shishe do të marrin një shumë të caktuar parash në kartelën e re për pagesë “GreenPay Card”, me të cilën do të kenë mundësi të blejnë me zbritje në markete të caktuara, dyqane, lokale etj., ose të paguajnë për shërbime të cilat i ofron ndërmarrja. /portalb.mk/