Në Islandë, një vend i vogël me vetëm 334.252 banorë, ka një rast të pazakontë kur vetëm një nxënës ka mbetur në shkollën e fshatit së bashku me mësuesen, e cila është nëna e tij.
Sipas mediave lokale, Johanna Bjorg Sævarsdottir, e cila ndjek klasën e nëntë të shkollës fillore, është e vetmja nxënëse në shkollën në fshatin Mjoifjorqur, transmeton kp.
Ajo rregullisht ndjek klasat në një shkollë ku mbeti vetëm një mësues, nëna e saj Erna Olafsdottir.
Në fshat ka gjithnjë e më pak banorë, veçanërisht të rinj, kështu që Johanna është e vetmja nxënëse në shkollën lokale për të dytin vit radhazi.
Në fshatin Mjoifjorqur, ku aktualisht jetojnë vetëm 14 banorë, kanë frikë se do të mbeten tërësisht pa popullsi.
Nëna e saj, Erna, u tha gazetarëve se mungesa e jetës shoqërore në shkollë është një problem i madh për vajzën e saj.
-
1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale
-
Islandezët i duan pishinat e tyre për vete dhe jo për turistë
-
Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkolla
-
Islanda “e vogël” befason Francën
-
Si ia siguroi ndeshja ndaj Kosovës rekordin e veçantë përfaqësueses së Islandës?